Moderatorja e “Dancing With the Stars,” Almeda Abazi është kthyer në Turqi për të takuar bashkëshortin e saj, Tolgahan. Këto javë, çifti janë detyruar të qëndrojnë larg, për shkak të angazhimeve përkatëse. Pas një darke romantike, çifti i njohur kanë pësuar një aksident sapo kanë dalë nga restoranti. Makina e tyre është përplasur nga një taksi, por fatmirësisht nuk pati dëme serioze. Askush nuk u lëndua nga aksidenti, i cili shkaktoi vetëm disa dëme të vogla materiale.