Kur bëhet fjalë për Rihannën, çdo gjë që ajo bën, vesh apo përdor, kthehet menjëherë në trend. Është praktikisht ikona që vendos “fiksimet” tona të radhës. Tashmë ajo ka rikthyer një nga gjërat që kemi preferuar mjaft, disa vite më parë. Nëpërmjet kompanisë së saj kozmetike, Rihanna ka rikthyer shkëlqyesin e trupit.
Po po, produktin që të gjitha do e kemi në çantë gjatë verës. Shkëlqyesi me xixa për trupin do na shoqërojë kudo dhe Rihanna ka zgjedhur mënyrën më të mirë për ta prezantuar atë, duke postuar një video teksa e përdor vetë produktin. Momentalisht ky shkëlqyes ka dalë në treg në dy ngjyra, në nuancat e pjeshkës dhe bronz të artë. Bëhuni gati sepse këtë vit, do shkëlqejmë të gjithë në plazh.