Akın Akınözü përcjell sot në banesën e fundit nënën/ Përlot fansat: “Humba rrugën time, strehën time, dashurinë e parë pa kushte…Më mbeti vetëm malli”!

Showbiz

Akın Akınözü i jep sot lamtumirën nënës së tij, e cila ishte gjithashtu aktore. Akınözü , i cili kujtohet me interpretimin e personazhit të Miranit, protagonistit të serialit ” Rejan”, në të cilin ndau rolin kryesor me aktoren  e famshme Ebru Shahin, i  tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e nënës së tij  së saj, ka ndarë detaje lidhur me ceremoninë mortore dhe gjithashtu ka prekur zemrat  dhe ka përlotur sytë e fansave të tij. Gjithashtu u mësua se nëna e tij e ndjerë,  Özlem Akınözü prej disa kohësh ishte nën kujdes mjekësor për shkak të sëmundjes me të cilën luftonte dhe së fundmi gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar ndjeshëm. Në lajmin e ndarjes nga jeta të nënës së tij  aktori shkruante:”Humba dashurinë time më të madhe dhe të pa krahasueshme. Kam humbur personin që më besoi më shumë. Kam humbur të qenit i dashuruar pa kushte. Kam humbur pafajësinë time. Kam humbur shpresën time. Kam humbur qëllimin tim. Kam humbur rrugën time. Kam humbur luftën time. Kam humbur ëndrrat e mia. Kam humbur  shtëpinë time. Kam humbur engjëllin tim.  Humba dashurinë time të parë!…E vetmja gjë që ka mbetur është “MALLI” i pafund që ndjej për ty, Biri yt.”

Aktori e përfundoi deklaratën e tij prekëse, duke i shtuar  lajmit pikëllues, detaje  nga ceremonia mortore e cila mbahet këtë të hënë të 22 korrikut 2024.