Akin Akınözü, ylli i serialit me rekord shikueshmërie, ‘Rejan’, së fundmi ka rrëfyer rastin më të vështirë që i është dashur të interpretojë duke na treguar edhe arsyen përse ishte i tillë për të. Ai tregoi se ishte pikërisht projekti i tij i fundit i xhiruar pak kohë më parë, në të cilin aktori ka interpretuar në rol protagonist, krahë koleges së tij Ojky Karajel. Duke përshkruar personazhin që Akin interpretoi tha se ishtë rasti më i vështirë që ka interpretuar ndonjëherë. ‘Shumë i vështirë për tu interpretuar emocionalisht’-tha ai. Gjithashtu Akin tregoi se arsyeja përse e pranoi rolin e ofruar, ishte për shkak të faktorëve shumë të rëndësishëm për të, si skenari, producenti, regjisori dhe kasti. Aktori tha se ai personazh e kishte intriguar sapo kishte marrë skenarin në dorë dhe ishte ndier i etur për ta kuptuar dhe fituar atë rol. Së fundmi ai ndau mendimin lidhur me interpretimin e tij, duke u shprehur se mendon se e ka realizuar qëllimin dhe e ka përmbushur misionin për ta sjellë atë sa më real me jetën e ditëve të sotme.