Akın Akınözü është një nga aktorët që duket se ka pasur fat me bashkëpunimet me koleget- partnere në projektet ku ai ka interpretuar role kryesore. Pas njërit prej bashkëpunimeve më të paharrueshme, atij me aktoren Ebru Sahin, në serialin “Rejan”, aktori ka pasur një tjetër bashkëpunim të frytshëm në projektin e fundit, në të cilin ndau rolin kryesor me aktoren Öykü Karayel. Së fundmi ai ka bërë një deklaratë lidhur me bashkëpunimin e tyre. Gjatë intervistës aktori i është përgjigjur pyetjes për raportin profesional gjatë kohës së xhirimeve për këtë projekt të përbashkët. Akınözü u shpreh se Karajel është një aktore shumë e talentuar, një personazh shumë i vërtetë, një kolege me frymë bashkëpunuse në sheshxhirim dhe një person i sinqertë e i duruar. Ai e cilësoi bashkëpunimin e tyre si një ndër më të realizuarit gjatë karrierës si aktor. “Jam ndjerë i qetë dhe i sigurt” – ishin fjalët e aktorit për kolegen e tij. Kujtojmë se Öykü Karayel e keni takuar përmes personazhit të Jagmur në serialin “Dyshja Fanstastike” në Kanal D Drama dhe Xhemre në serialin “Kuzeji dhe Gyneji”.