Lajme të mira vijnë për adhuruesit e aktorit të famshëm Akin Akinozu! Ylli i serialit ‘Rejan’, ku ai mbante rol protagonist me personazhin e Miran Hasanbej do të kthehet në ekran me bashkëpunimin e radhës me aktoren Öykü Karayel, të cilën po përmes plarformës Tring ju e shihni si protagoniste të serialit “Kuzeji dhe Guneji” me interpretimin e Xhemresë. Pas suksesit të madh dhe simpatisë së publikut në interpretimin e tij të shkëlqyer në serialin qe theu rekorde shikueshmërie dhe pasi ai u vendos në qendër të vëmendjes femërore si një nga 10 meshkujt më të pashëm të kinemasë turke në vitin 2019, Akin Akinozu do të bashkëpunojë për herë të parë me Öykü Karayel dhe Sarp Apak në një serial televiziv. Fotot nga momentet e para të xhirimeve për këtë projekt qarkulluan me shpejtësi në mediat sociale. Ajo që është mësuar deri tani për këtë bashkëpunim të yjeve është se subjekti për të cilin ata do të interpretojnë do të prekë thellësisht zemrat e shikuesve.