Akin Akinozu, i cili do kujtohet gjithmonë si Miran Aslanbej, personazhi protagonist i serialit “Rejan”, së fundmi është vënë re i shoqëruar nga e dashura e tij Sandra Pestemalxhian ndërsa po “arratiseshin” nga angazhimet e përditshme. Përballë gazetarëve, aktori i cili kohët e fundit nuk është shfaqur në projekte të reja që nga koha e projektit të fundit ku ndau sheshxhirimin me kolegen Ojky Karajel, u shpreh se ishte me nxitim. I pyetur për arsyen aktori shpjegoi se po niste pushimet dhe Bodrumi ishte destinacioni që dyshja kishin rënë dakord për të pushuar këtë verë. Por ai nuk i ka shpëtuar interesit të gazetarëve për të mësuar nëse ata po planifikonin një martesë. Akinozu u përgjigj se martesa, për momentin nuk ishte temë e bisedave të tyre. “Ne të dy punojmë për të realizuar ëndrrat tona të përbashkëta dhe nëse martesa bëhet pjesë e këtyre ëndrrave, atëherë do ta mirëpresim me gjithë zemër”, u shpreh aktori në deklaratën e tij duke shtuar se kjo ishte një e dhënë e rëndësishme për lidhjen e tyre të dashurisë, e cila prej vitesh po lundron në dallgë të qeta, larg furtunave. Me sa duket, edhe pse aktori nuk e konfirmoi mundësinë e një mratese të afërt, fakti që as nuk e ka mohuar atë, ka krijuar pritshmëri dhe shpresa te fansat. Kujtojmë se edhe në vitin 2020 u fol për një martesë të dyshes por deri tani aktori i famshëm ka qenë vazhdimisht i reverzuar.