Lajmin se i ati kishte ndërruar jetë, Ajola Xoxa e ndau vetë me publikun përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagram-it.Sot, dy javë pas humbjes së tij, Ajola shkruan:“U bënë më shumë se dy javë pa babin dhe ajo çka më mungon më shumë është ta përqafoj. Të gjithë ju që i keni prindërit pranë, thuajini sa shumë i doni dhe përqafojini fort, ashtu siç do të kisha dashur ta përqafoja tim atë tani.
Për ju që i keni larg, merrini në telefon dhe bëni një bisedë të gjatë me ta. Asgjë nuk i gëzon më shumë se sa të jenë në praninë tuaj, e do të vijë një ditë që asgjë nuk do t’ju gëzonte më tepër se sa të ishit në praninë e tyre. Thesari i vërtetë në këtë jetë është familja.”Publicisti Arben Xoxa, djali i shkrimtarit Jakov Xoxa, ndërroi jetë me 24 shkurt në moshën 67-vjeçare si pasojë e sëmundjes së kancerit.