Ajola Xoxa kujton babain e ndjerë me dedikimin prekës!

Showbiz

Ajola Xoxa dhe babai i saj, Arben Xoxa, kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Fatkeqësisht, ai u largua nga jeta vetëm pak kohë më parë, pasi humbi luftën me sëmundjen e rëndë të kancerit.

Që prej asaj kohe, Ajola e ka kujtuar shpeshherë nëpërmjet fotove në rrjete sociale apo dhe dedikimeve. Nëse do të ishte ende pranë nesh, sot do të ishte ditëlindja e tij, kështu që Ajola ka vendosur të publikojë në ‘Instagram’ një foto ku shfaqet shumë e lumtur krah babait të saj, duke e uruar me disa fjalë prekëse. “Gëzuar ditëlindjen ti shpirt i bukur. Të lutem, gjej një mënyrë dhe kthehu tek unë”, ka shkruar ajo. Edhe pse jeta për të vazhdon, Ajola nuk do t’i thotë kurrë ‘lamtumirë’ babait të saj.