Ajola Xoxa i paska vënë «pseudonimin» më të bukur që mund të imagjinonim djalit të saj!

Showbiz

xoxa 7zan

Në tetor të këtij viti Ajola Xoxa u bë nënë për herë të parë dhe kryetari i bashkisë nuk mund të ishte më i lumtur për banorin më të vogël të qytetit! Ditët do të kalonin e portreti i Kajanit të vogël, do të mbetej i pazbuluar nga prindërit, por vetëm ditën e djeshme, Ajola është treguar bujare duke ndarë një foto të vogëlushit.

ajola

Kjo është fotoja që do t’ju ëmbëlsojë ditën sot, pasi Kajan duket aq i paqtë në krahët e mami Ajolës. Ndonëse me fytyrën kthyer, ne arrijmë të shohim kokën e bukur të mbushur plot me flokë të bebit. Ajo e shoqëron foton duke e quajtur Kajanin ‘qiell’. Pas tyre është sfondi i dritave që kanë vendosur në shtëpi, por duhet të themi se Ajola shkëlqen më shumë se to. Nuk mund ta kalonin më bukur se kaq këtë periudhë festive…