Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa ditën e sotme janë bërë prindër për herë të parë. Djali i tyre ka ardhur në jetë në maternitetin shtetëror të kryeqytetit, “Koço Gliozheni” dhe gjendja e tij shëndetësore është mjaft e mirë. Vogëlushi që sapo ka ardhur në jetë peshon 3 kile e 400 gram. Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa u martuan rreth 5 vjet më parë në një dasëm shumë të përfolur në Kalanë e Gjirokastrës.