«Ajo që më ka bërë Çelentano ishte më keq se dhuna»; Ornella Mutti i sulet kantautorit

Showbiz

mutticeeenton

Në ditët kur të gjitha mediat e shkruara dhe vizive kanë festuar 80-vjetorin e Adriano Çelentanos, Ornella Muti i është rikthyer çështjes së ish kolegut dhe ish të dashurit, në një largësi kohore prej 30 vitesh.
Në vitin 2014 ishte vetë Çelentano që foli i pari për këtë histori, për herë të parë, duke treguar se Ornela Muti, në filmin “Të dashuruar marrëzisht”, e kishte tradhëtuar bashkëshortin. Në atë periudhë të dy ishin të përfshirë në marrëdhënie të tjera. Adriano ishte i martuar me Claudia Morin ndërsa Muti me Federico Fachinettin.

celenn
Tetorin e shkuar, lidhur me çështjen, Ornella tha “Ishte tradhëtia e vetme në jetën time, por Adriano nuk duhet ta kishte treguar, të paktën jo pa më kërkuar leje! Ta marrë dreqi!”
“Ajo që më ka bërë ka qenë më keq se dhuna…Më duket shumë e rëndë kjo mendjemadhësi mashkullore. Nëse e thonë ata, duhet të qepësh gojën. Nëse e thonë ata, mund ta thonë…”
“Kur thyhet një vazo duhet të mbledhësh copat, të pastrosh dhe të jesh i kujdesshëm që askush të mos lëndohet. Aktualisht nuk jam në një lidhje dhe nuk e di nëse do të jem më ndonjëherë. Më parë duhet të kuptoj; Çfarë është dashuria?! A ia vlen të jesh sërish nën dhunën psikologjike apo të ecësh në tapetin e një burri?! Unë i dua tre fëmijët e mi, tre nipërit e mi, miqtë e të afërmit, dua t’i shoh të lumtur dhe të jem e lumtur bashkë me ta” – ka thënë aktorja.