Pas dy vitesh martëse, Jennifer Aniston është divorcuar nga aktori i “Star Wars”, Justin Theroux. Edhe pse vet Jennifer nuk dha asnjë arsye mbi këtë vendim, burime pranë saj dëshmojnë se shkak i këtij divorci ishte Brad Pitt.
Sipas shtypit, gjithçka nisi për shkak të vendbanimit të tyre. Me divorcin e Brad Pitt nga Angelina Jolie, Jennifer kërkoi të zhvendosej në Los Angeles ndërsa bashkëshorti i saj preferonte New York-un.
“Ajo mezi po pret të rinis lidhjen me Brad. Jennifer gjithmonë e ka pasur në zemër aktorin edhe pas ndarjes”, ka thënë një burim i afërt me çiftin.