Meghan Markle nuk e kishte imagjinuar kurrë që brenda një viti jeta e saj do të ndryshonte aq shumë, e megjithatë disa gjëra janë të ”shkruara” nga ndonjë forcë mistike dhe nuk mund t’i zhbëjmë dot. 19-majin e kaluar ajo realizoi ëndrrën e shumë vajzave duke kurorëzuar në martesë dashurinë me princ Harry-n, ndërsa prej gati dy javësh lumturisë së tyre i është bashkuar edhe princ Archie Harrison.
Mirëpo të gjithë e dimë se kjo është martesa e dytë për dukeshën e Sussex-it, e cila më parë ka qenë e martuar me producentin Trevor Engelson. Së fundmi, një dokumentar i Channel 5 ka zbuluar arsyet se pse çifti i dha fund marrëdhënies pas 9 vitesh së bashku. Sipas korrespondentit mbretëror, Ashley Pierson, ishte karriera e Meghan ajo që solli fundin e martesës mes saj dhe Trevor. Kur Meghan u bë pjesë e ‘Suits’ asaj i duhej të udhëtonte dhe ishte gjithë kohën larg Trevor-it. Mirëpo ajo që bëri Meghan më pas, duke i kthyer unazën e martesës me postë ka irrituar keq anglezët.
‘Ajo është një frikacake dhe e paskrupullt”, “Kjo është shumë e shëmtuar, nuk mund t’i kthesh unazën ish-bashkëshortit në këtë mënyrë, “Oportuniste, ti nuk do të jesh kurrë mbretëreshë” etj janë disa prej komenteve që i janë drejtuar mamasë së re.