Ai është aktori më seksi në Turqi, por nuk ndihet aspak i tillë…

Showbiz

aktoretttt

Nën petkun e aktorit më seksi në Turqi, Ibrahim Çelikkol mund të fshihet shumëçka. Edhe pse nga fansat ai shihet si një nga aktorët më seksi meshkuj, Ibrahim nuk ndihet aspak i tillë. Së fundmi, ai ka folur rreth thashethemeve për një martesë të mundshme, famës, karrierës dhe sigurisht fizikut të tij. Ibrahim ka treguar se të dukurit fizikisht i fortë, nuk do të thotë që ti nuk prekesh apo nuk je një person emotiv. Nëse do e shihte veten nga jashtë, pra siç e shohin të tjerët, ndoshta mund t’i kuptonte më mirë përkufizimet që njerëzit i vendosin.

ibrahim celi 152817EQ

Por kjo është e pamundur, dhe si e tillë, Ibrahim nuk mund të thotë kurrsesi se ndihet si mashkulli më i bukur apo seksi mes gjithë aktorëve të tjerë.Sipas tij, komplimenti më i bukur që mund t’i bëjnë, është nëse i thonë “je i vërtet”, pra je person i drejtë dhe real. Ibrahim, e urren gjykimin sipërfaqësor, për shkak të pamjes apo pozitës dhe mbi të gjitha falsitetin.

ibrahim celi 153021EL