Ahu Yağtu pa fjalë ndaj reagimit të ish bashkëshortit i cili deklaron se është dorështrënguar dhe nuk i intereson fëmija

Showbiz

Kriza për kujdestarin e të birit, vazhdon të mbetet një çështje me mosmarrveshje të vazhdueshme mes dy ih bashkëshortëve komedianit dhe skenaristit Cem Yılmaz dhe ish-bashkëshortes,  aktores së famshme Ahu Yağtu.

 

Me vendim të Gjykatës së Lartë, Cem Yılmaz do të vazhdojë t’i paguajë 10 mijë dollarë në muaj nënës së djalit të tij, Kemalit. Mirëpo, pas këtij vendimi erdhi një deklaratë e jashtëzakonshme nga Cem Yılmaz. Komediani dhe figura e njohur e ekranit,  ka reaguar ndaj vendimit të alimentacionit me një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale. “Po, të gjitha lajmet dhe komentet janë të drejta. Unë jam dorështrënguar dhe nuk kujdesem për fëmijën tim (ky është një fakt i njohur). Dhe sigurisht që djalin e kam rritur vetëm 🙂”, shprehej ai në deklaratën e tij.