Afrona i bën Bleros urimin më të bukur për ditëlindje

Showbiz

Afrona Dika dhe Blero së shpejti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë. Ata ndajnë shpeshherë foto dhe video nga momentet që kalojnë pranë njëri-tjetrin. Mbrëmjen e djeshme, Afrona publikoi një foto në ‘Instagram’ ku shfaqej pranë Bleros dhe krahas fotos një urim shumë romantik për ditëlindjen e këngëtarit.

“Premtoj të vazhdoj të bie në dashuri me ty sërish dhe sërish, pavarësisht se sa milje mund të na ndajnë. Gëzuar ditëlindjen mashkulli im, e ardhmja ime, dashuria ime. Të dua”, ka shkruar Afrona.