Blero dhe Afrona Dika, në shtator do të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre. Afrona ka publikuar në ‘Instastory’ një fotografi, në të cilën shihet se ka një kapele dhe një çantë me material kashte, si dhe një vello që lexon: “Zonja e ardhshme Muharremi”. Përkrah fotos Afrona ka shkruar: “Duke u bërë gati për fundjavën e festës së beqarisë në Mikonos”. Blero dhe Afrona kanë vendosur që ceremoninë e martesës ta mbajnë në një nga hotelet më të mira në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.