Afro dy vite pas vdekjes së kinematografes Halyna Hutchins, rifillojnë xhirimet e filmit “Rust” / Alec Baldwin rikthehet zyrtarisht si pjesë e kastit

Showbiz

Alec Baldwin u fotografua duke mbajtur një armë, ndërsa ditët e fundit xhirimet për filmin ‘Rust’ rifilluan.

Ky rikthim në sheshxhirim, vetëm një ditë pasi akuzat kundër tij për vrasjen që solli vdekjen fatale të Halyna Hutchins u shpallën të paqëllimshme. Në fotografitë e shkrepura gjatë xhirimeve, aktori 65 vjeçar, kishte veshur pallto ngjyrë kafe, këmishë gri, pantallona dhe çizme e kapelë kauboj dhe një shall rreth qafës, ndërsa mbante në dorë një armë. Xhirimet për filmin “Rust” u zhvendosën në Yellowstone në Paradise Valley, Montana në New Mexico, pikërisht aty ku ish-kinematografja e filmit Halyna Hutchins, humbi jetën më 21 tetorin e vitit 2021.

 

Kujtojmë se gjatë aksidentit me armë u plagos edhe regjisori Joel Souza. Ky i fundit, besohet të jetë ndër të paktët anëtarë të ekipit që kanë mbetur me produksionin.

Zyra e Prokurorit të Qarkut të Santa Fe, njoftoi javën e kaluar se po hiqte akuzat kundër Baldwin. Aktori i njohur fillimisht u përball me dënim deri në pesë vjet heqje lirie, e më vonë kjo kohë u reduktua në 18 muaj. 

Pasi Baldwin u lirua nga akuzat, ai falënderoi fansat e tij në Montana për mbështetjen e tyre ndërsa rifilluan xhirimet për filmin. “Montana është mahnitëse. Unë jam mirënjohës për të gjithë mbështetjen që kam marrë këtu”. Ai gjithashtu i falënderoi  bashkëshorten e  tij Hilaria Baldwin, e cila kishte qenë pranë tij gjatë gjithë sprovës.“I detyrohem gjithçka kësaj gruaje”, shkruante ndër të tjera aktori duke e falënderiuar atë për besimin dhe mbështetjen e pakursyer.