Aktorja turke Afra Saracoglu, e cila e ka nisur karrierën e saj në moshë shumë të re është bërë shumë e njohur për rolin e saj si Exhe në serialin “Zonja Fazilet dhe të bijat”, transmetuar në Tring. Së fundmi Afra ka vendosur të bëj ndryshim në look-un e saj. Afra ka vendosur të bëhet bjonde dhe ky ndryshim është pritur shumë mirë nga ndjekësit e saj.
Gjithashtu Afra ka treguar në një intervistë se shumë gjëra kanë ndryshuar në jetën e saj, ka filluar të bëjë shumë sakrifica në jetën e saj private. Ajo ka thënë se për shkak të angjazhimeve profesionale liria ime është natyrisht e kufizuar. “Por unë jam e lumtur? Unë jam shumë e lumtur! Kënaqësia profesionale është e rëndësishme.”, ka shtuar Afra