Ndërsa e gjithë Turqia po angazhohet për shërimin e plagëve që shkaktoi katastrofa e shkaktuar nga tërmeti, jeta artistike dalëngadalë duket se po fillon të rikthehet gradualisht si më parë. Për Afra Saraçoçllu, ofertat e reklamave po vërshojnë, duke e rritur vlerësimin për të si një nga aktoret më të talentuara në dekadat e fundit! Emri i saj është nga më të përfolurit prej kohësh.
Pas ndërprerjes masive të zhvillimit të mëtejshëm të skenareve në sheshxhirim për projekte të reja televizive apo kontrata e bashkëpunime të reja, aktorët edhe pse të përfshirë nga dëshpërimi dhe trishtimi, duket se po kthehen ngadal në sheshxhirim për të përmbushur detyrat e tyre. Saraçollu, njësoj si të gjithë artistët e tjerë, e ndërpreu procesin e punës për projektin e ri, por duket se është e para që ka gjetur forcën të rikthehet, aty ku e la!
Së fundmi, është mësuar se për aktoren, ofertat për bashkëpunime të reja, janë shtuar dhe rrjedhimisht edhe fitimet e saj, të cilat flitet se gjatë kohëve të fundit janë dyfishuar. Është e vërtetë se prej pak kohësh jeta e saj e dashurisë, ka qenë konfuze, por fati duket se është spostuar pikërisht në jetën e saj profesionale.