Afërdita kthehet pas në kohë: Për herë të parë me partnerin para 5 vitesh!

Showbiz

5 vite af

Prej 5 vitesh Afërdita Dreshaj po jeton një nga historitë më të bukura të dashurisë pranë partnerit të saj, Jakub Kindl. Ditën e sotme ata festojnë 5 vite njohje dhe sigurisht që këtë përvjetor nuk mund ta kalonin pa surpriza. Për të festuar dashurinë e tyre, Jakub i ka bërë dhuratë Afërditës një kuti të mbushur me trëndafila të kuq.

42494183 2179727902270479 500872695148183552 n e1537871061528

E surprizuar dhe e emocionuar, Afërdita nuk ka ngurruar që t’u tregojë të gjithëve se ky ishte zgjimi më i bukur për të. Ndërsa ajo këtë ditë të rëndësishme e ka kujtuar përmes fotografisë së tyre të parë. “5 vite më parë unë takova dashurinë e jetës sime dhe kjo fotografi është fotoja jonë e parë bashkë. Sot unë e quaj bashkëshorti im”, – ka shkruar Afërdita bashkangjitur fotografisë.

Screenshot 7 8 e1537870999715