Në muajin qershor Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj Jakub Kindl kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre. Çifti i tha ‘po’ njëri-tjetrit në një ceremoni madhështore të mbajtur në Miami. Nga ajo periudhë duket se pyetja e cila i është drejtuar më shpesh Afërditës, është lidhur me planet për të pasur një fëmijë.
Së fundmi modelja ka vendosur t’i përgjigjet pyetjes së bërë nga një fans, ku tregon se ka shumë dëshirë të bëhet nënë. “Dëshiron të bëhesh nënë?”- e pyet fansi. “Kjo është pyetja që më është bërë më shpesh. Sigurisht që unë kam dëshirë që një ditë të bëhem nënë. Por tani po shijoj të qenurit vetëm unë dhe bashkëshorti im”,- shkruan Afërdita.