Afërdita Dreshaj ka dhënë një lajm shumë emocionues për fansat e saj nëpërmjet ‘Instagram’. Ajo ka zgjedhur 20 pyetje nga të shumtat që ndjekësit i kanë drejtuar dhe i është përgjigjur publikisht. Një nga përgjigjet më të bukura për fansat e saj ka qenë lajmi për rikthimin e saj në muzikë. Ajo ka zbuluar se shumë shpejt do sjellë një projekt muzikor, të cilin po e punon Elgit Doda.
