Afërdita Dreshaj në kopertinë, ja çfarë ndodhi në backstage!

Showbiz

45418637 2232385367029342 1912904117819277312 n
Në numrin e ri të Revistës Living, do të lexoni intervistën e Afërdita Dreshaj si dhe do mund të shijoni një set fotografikt tejet të veçantë të bukuroshes. Pak muaj më parë, Afërdita kurorëzoi dashurinë e saj në martesë, me hokejistin Jakub Kindl. Tashmë, jeta e saj është zhvendosur mes Miami dhe Pragës, ku bashkëshorti i saj luan për skuadrën çeke. Me një fizik të përkryer, portretin e një kukulle, nuk kishte sesi seti i saj fotografik të mos rezultonte kaq perfekt. Por, edhe pse Afërdita është vajza perfekte të cilës i shkojnë veshjet si “princeshë”, këtë herë, “princesha” jonë tregoi se mund të jetë edhe shumë sportive.

Detaji që e ka bërë më të veçantë këtë eksperiencë të saj, ishte pikërisht balona, një metafore e ideuar me kaq kujdes nga editorja Santana Çomora për të treguar një fillim të ri në jetën e Afërditës. Këngëtarja dhe modelja, duhej të pozonte, teksa balona ishte ngritur disa metra sipër tokës.

Të arrish pozën perfekte ndonjëherë është e vështirë, por ta bësh këtë duke u munduar njëkohësisht të mbash ekuilibrin për të mos u rrëzuar nga një balonë, atëherë gjykojeni vetë sesa më e vështirë bëhet. Megjithatë, Afërdita ka treguar se nuk e diferencon asnjë gjë nga modelet ndërkombëtare, të cilat shpesh herë iu duhet të pozojnë dhe të jenë perfekte në situata aspak komode. Siç e shihni dhe në video, ajo jo vetëm që e ka realizuar setin pa asnjë problem, por e ka shijuar në maksimum atë. Tashmë që jeta e saj e re është zhvendosur mes dy kontinenteve, ndoshta edhe karriera e saj mund të marrë një tjetër rrjedhë dhe pse jo, shumë shpejt ta ri-shohim të sfilojë në pasarela ndërkombëtare.

Deri atëherë, mos humbisni intervistën e saj në këtë numër të Revistës Living dhe setin e fotografive realizuar me kaq profesionizëm nga një epik i mrekullueshëm me Artan Korenicën, Niko Komani, Suela Çangu, Frederika Arti Martesor, Hot Air Balloon dhe Fashion Group Albania, nën drejtimin e Santana Çomora.

Lexoni gjithashtu: Çfarë ndodhi me Almedën dhe Tolgahan gjatë realizimit të setit fotografik për revistën Living?