Afërdita Dreshaj merr dhuratat e para të dasmës!

Showbiz

dreshaj
Afërdita Dreshaj do i japë fund beqarisë pas pak muajsh. Ajo ka njoftuar se në qershor do të martohet me Jakub Kindl, të dashurin e saj prej disa vitesh tashmë. Pregatitjet për ditën e madhe tashmë kanë filluar, e sigurisht nuk mund të mungonte një dhuratë nga shoqet e Afërditës. Edhe pse, duke parë dhuratën, mendojmë se ky është vetëm fillimi i asaj çka ato kanë pregatitur për këngëtaren dhe modelen e njohur.

kindl
Dy mikeshat, i kanë dhuruar asaj një palë të brendshme në të cilat shkruhet “Zonja Kindl,” duke qenë se Afërdita do të marrë mbiemrin e bashkëshortit. Por, në dhuratën e tyre përfshihej dhe diçka për Jakub. Ato i kanë dhuruar gjithashtu një palë të brenshme edhe sportistit. Në to, shkruhej: “Lista e gjërave që duhet të bësh: Rri me Afërditën, pusho, përsërite.”

jakub