Afërdita Dreshaj më në fund tha ‘Po’: Zyrtarisht e martuar me Jakub!

Showbiz

kindl
Një dasmë, jehona e së cilës ka nisur muaj më parë, kur çifti pranoi publikisht se qershori i këtij viti do të ishte koha kur dashuria e tyre disavjeçare do të zyrtarizohej në martesë. Martesa e modeles Afërdita Dreshaj me sportistin çek Jakub Kindl ka qenë kryefjala e ditëve të fundit. Festa ka filluar javë më parë me organizimin e festës së beqarisë e cila pati përmasa madhështore, për t’u përmbyllur mbrëmjen e djeshme me ceremoninë e martesës e cila kurorëzoi dashurinë disavjeçare të çiftit.

af kindl

Mbrëmja filloi me ceremoninë e celebrimit e cila u mbajt në tarracën e hotelit, ku u zhvillua edhe dasma. Ashtu siç është kthyer në një traditë tashmë Afërdita kishte edhe shoqërueset e saj midis të cilave motra Jehona Dreshaj, modelja Tika Camaj që është edhe kushërirë e saj, si dhe Xhesika Berberi një ndër mikeshat e saj të ngushta. Përsa i përket dekorit ajo që ra në sy ishte mbizotërimi i ngjyrës së zezë kombinuar me të bardhën. Madje edhe torta kishte këtë ngjyrë. Mbrëmja që vijoi deri në orët e para të mëngjesit pati muzikë live nga artistë të muzikës live në Miami, por nuk mungoi as muzika shqiptare përmes DJ-ve.

aferdita