Afërdita Dreshaj marton vëllain, në një ceremoni tipike shqiptare!

Showbiz

Këtë fundjavë që lamë pas është martuar vëllai i modeles shqiptare Afërdita Dreshaj, Arbër.Ky i fundit ka kurorëzuar në martesë historinë e dashurisë me partneren e tij amerikane, brunen Stephanie, duke organizuar edhe një ceremoni madhështore në Amerikë, ku sigurisht nuk kanë munguar këngët dhe atmosfera shqiptare.

E gjithë atmosfera ishte e organizuar sipas traditës shqiptare, me këngë e muzikë shqiptare dhe duket se familjarët po e shijonin shumë.Një urim për vëllain e ka bërë edhe vetë Afëridta duke publikuar foton familjarë krah çiftit të ri, nënës dhe motrës së saj Jehona.

Dy motrat Dreshaj shkëlqyen në dasmën e të vëllait, veshur me fustane rozë pastel, pas trupit, matchy-matchy duke nxjerrë në pah edhe linjat e tyre perfekte.