Pas martesës së saj me sportistin çek Jakub Kindl, supermodelja shqiptare zgjedh të vizitojë për herë të parë kryeqytetin shqiptar me statusin e ri, si e martuar. Në vazhdën e udhëtimeve të ndryshme nëpër botë që ajo po shijon këtë periudhë, këtë herë Afërdita Dreshaj ka preferuar që të vijë vetëm në Tiranë.
Dhe mikpritja nuk i ka munguar aspak! Fillimisht ka qenë Ermal Mamaqi që e ka takuar atë, ndërsa kanë ndarë me të gjithë lajmin se diçka e re po vjen nga modelja e njohur. Më pas, mbrëmja ka rezervuar të tjera surpriza për të.
Ka qenë miku i saj i ngushtë, gazetari Eraldo Rexho, më pas këngëtarja Fjolla Morina, modeli Alesio Alia me bashkëshorten dhe një mikeshë tjetër e supermodeles që ia kanë bërë edhe më të këndshme argëtimin dhe qëndrimin në Tiranë.