Këngëtarja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj do të martohet shumë shpejt me të fejuarin saj Jakub Kindl. Prej kohësh ata jetojnë së bashku dhe përgatitjet për ditën e madhe të 29 qershorit janë duke mbaruar. Afërdita me shumë emocion ka ndarë pothuajse çdo moment nga organizimi me ndjekësit e saj në ‘Instagram’, sigurisht duke ruajtur surprizat e mëdha.
Së fundmi ajo ka treguar se po niset në një udhëtim me miket e saj më të mira për në Las Vegas. Ky udhëtim bëhet përpara dasmës si një traditë për të festuar fundin e beqarisë. Deri të dielën, Afërdita dhe femrat më të rëndësishme në jetën e saj do festojnë për ditët e bukura që e presin nusen e ardhshme.