Këngëtarja e njohur, Afërdita Dreshaj ka zbuluar me anë të një fotoje të publikuar në ‘InstaStory’, se tashmë ka një shtëpi të re. Me një imazh të duarve të saj dhe të bashkëshortit teksa mbajnë çelësat e shtëpisë në duar, bukuroshja shqiptare ndan lajmin me të gjithë. Krahas fotos, ajo nuk harron të falenderojë agjentin e shitjeve që i ka ndihmuar të gjejnë shtëpinë perfekte.
Afërdita publikon shumë shpesh momente nga përditshmëria në rrjete sociale. Prej vitesh tashmë jeta e saj është zhvendosur larg vendlindjes. Aktualisht, këngëtarja jeton në Çeki krah bashkëshortit, Jakub Kindl.Kujtojmë se vitin që shkoi, dy të rinjtë celebruan dashurinë e tyre me martesë.