Adrola Dushi tregon raportin me ish bashkëshortin pas divorcit të shumëpërfolur!

Showbiz

adrola adisi
Divorci i saj nga ish-partneri Adisi, ka qenë një nga ngarjet më të komentuara në showbiz-in shqiptar! Jo vetëm për faktin se ajo është një modelet më të bukura dhe më të njohura në radhët e vajzave të famshme, por sepse në mes të çiftit është edhe një fëmijë, biri i tyre Troi.Por, ndarja mes Adrola Dushit dhe Adisit, edhe pse ka kohë që ka ndodhur duket se është superuar në mënyrën më të mirë të mundshme nga vet protagonistët.

adrola troi

Kështu, në një intervistë të fundit të saj, modelja e njohur, e cila jeton tashmë mes Amerikës dhe Shqipërisë për shkak të kontratave të punës dhe karrierës që e ka zhvendosur në kontinentin e largët, thotë se marrëdhënia e saj me Adisin, është më e mirë se sa kur ishin bashkë.”Pa inate, pa sherre, gjithmonë takohemi të tre bashkë me Troin, për të mirën e djalit dhe për të mirën tonë. Sigurisht, ne u ndamë, por nuk duam t’i japim djalit këtë ndjesinë e divorcit, por duam që ai ta kalojë sa më mirë këtë fazë”, është shprehur Adrola.