Ajo është një nga modelet më të bukura shqiptare e cila po vazhdon prej vitesh karrierën e saj në Amerikë. Adrola Dushi, ka vetëm pak kohë që është divorcuar nga bashkëshorti i saj Adis Patushi, me të cilin ka edhe një djalë, Troin. Arsyet e ndarjes modelja preferon t’i mbajë private, megjithatë tregon se ka një marrëdhënie tepër të mirë me ish partnerin e saj. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, përderisa ata kanë edhe një djalë bashkë dhe çdo gjë bëhet për të mos i munguar Troit asnjë gjë.
Edhe pse jetojnë në vende të ndryshme, Adrola dhe Adisi mundohen të koordinohen sa më mirë, për të qenë të dy prezentë në jetën e djalit të tyre. “Adisi i ka dokumentat për të lëvizur dhe vjen shpesh andej. Troi po ashtu kthehet shpesh në Shqipëri. Mundohem në çdo mënyrë që Troit mos t’i mungojë as i ati, mos ti mungoj as unë, prandaj për këtë arsye ne udhëtojmë shumë. Marrëdhënia jonë për aq sa na takon është vërtet shumë e mirë, nuk kemi inati dhe e respektojmë njëri-tjetrin,” ka thënë Adrola.