Ish-Miss Adrola Dushi, është një nga vajzat më të bukura dhe të dashura shqiptare, së fundmi edhe në kopertinën e Revistës Living. Në profilet e saj në rrjete sociale, ajo ndan përherë momente nga puna e saj. Dy personat që mund të shikoni më tepër në profilin e saj, janë Troi dhe Xhesika Berberi.
Por, ajo rrallëherë mund të ketë publikuar diçka me pjestarët e tjerë të familjes së saj. Këtë hera, Adrola ka zgjedhur të na prezantojë me babin e saj. Ose ndryshe, “shefin”, siç e quan ajo. Krahas fotos, modelja shkruan: “Asnjë fjalë e mirë s’i del nga goja për mua.”