Ish-Miss Univers Albania, Adrola Dushi, njihet si një ndër femrat më të bukura shqiptare.
Ajo, megjithsëse me një karrierë të shkëlqyer në Shqipëri, vendosi ta lërë vendin e saj për t’u larguar në një kontinent tjetër . Adrola duket se ka nisur punën si modele në SHBA, dhe këtë e konfirmojnë fotot që ajo ka postuar në rrjetet sociale. Bukuroshja shqiptare ka nisur të pozojë për brandin e veshjeve B&B couture në New York. Fotot janë realizuar nga fotografi i njohur shqiptar me famë ndërkombëtare, Fadil Berisha.