Adrola Dushi është një nga personazhet më të komentuar të showbiz-it shqiptar, megjithatë prej vitesh ajo jeton midis Shqipërisë dhe Amerikës, pasi vazhdon dhe karrierën e saj si modele atje. Së fundmi, Adrola është angazhuar në shumë projekte në vendin tonë, megjithatë duket se Amerika po i jep asaj më shumë mundësi për të ecur përpara.Ajo ka nënshkruar kontratë me një nga kompanitë më prestigjoze të modelingut në Amerikë. ‘Wilhelmina Models’ u krijua në vitin 1967 nga modelja gjermane Wilhelmina Cooper dhe bashkëshorti i saj Bruce Cooper.
Aktualisht ajo është një nga kompanitë më të vjetra dhe më të mëdha të menaxhimit të modelingut në të gjithë botën dhe përfaqëson dhe menaxhon modele, të famshëm, artistë, atletë dhe krijues të përmbajtjeve në të gjithë botën, përfshirë Nicki Minaj, Niall Horan, Normani, Demi Lovato, Nick Jonas, Machine Gun Kelly, Alexandra Waterbury, Leona Lewis, Shawn Mendes, Dustin Lance Black , Francis Lachowski, Barbie Ferreira, Robyn Lawley, Sora Choi, Anne de Paula, etj. Nënshkrimi i kontratës me një kompani kaq të njohur, është një sukses i madh për Adrolën dhe me siguri, ky do të jetë fillimin e një kapitulli të ri në karrierën e saj si modele.