Si një ndër vajzat më të bukura shqiptare, vështirë se mund të ketë ndonjë model apo ngjyrë flokësh që t’ja zbehë asaj hijeshinë!Ama paska një prerje flokësh që e bëka Adrola Dushin të duket më e bukur se kurrë.
Modelja si rrallëherë (me flokët) ka vendosur të vijë me një ndryshim në ‘look’ këtë fillim pranvere, duke i prerë flokët shkurt, deri pak mbi supe. Adrola ka postuar foto në rrjetin social instagram, ku na njohu me pamjen e saj të re dhe rezultati duket i mahnitshëm.Ish-miss Shqipëria duket se i ka debulesë flokët dhe ka preferuar të mos eksperimentojë shpesh me to, por kësaj here guximi ja vlejti.