Ish missi shqiptar Adrola Dushi është nënë e një djali 4 vjeçar, Troit. Për modelen ai është miku më i mirë dhe gjëja më e bukur që i ka ndodhur në jetë. Në një nga intervistat e fundit ajo ka ndarë një situatë shumë prekëse me të birin:
‘Unë kam një mik shumë të shtrenjtë në jetën time dhe ai është djali im Troi. Ai e ndjen çdo gjë që ka të bëjë me mua. Troi ishte në kopsht dhe i japin një lule të vogël e një buzëqeshje që ia vizatojnë në dorë dhe shkon shumë i lumtur në shtëpi dhe i thotë gjyshes së tij: o nëna shiko çfarë mora sot në kopsht.
Më pas Troi ka thënë po sikur mami të merrte një buzëqeshje të madhe e një lule, do isha shumë i lumtur për mamin. Kam qarë kur ma kanë treguar këtë histori. Jam ndjerë shumë keq sepse ai mendon për lumturinë time, e unë nganjëherë harroj lumturinë time. Jam e bekuar që e kam’, rrëfeu Adrola.