Adrola Dushi më e shokuar se kurrë: Si nënë dhe si vajzë, iu lutem të…

Showbiz

adroladhshi
Adrola Dushi është një nga femrat më të bukura shqiptare, e cila ka zgjedhur që karrierën si modele ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ajo publikon herë pas here në ‘Instagram’, foto nga përditshmëria atje pranë miqve, familjes dhe djalit të saj, Troit.Së fundmi, me anë të një postimi, Adrola ka shprehur një shqetësim të sajin lidhur me fëmijët dhe atë çfarë ata shohin në ditët e sotme në internet.

53164986 391114588101794 6444422608866770944 n

“Jam e shokuar nga çfarë po ndodh në botën e internetit. Si nënë e një djali, si hallë, si një vajzë e rritur me shumë dashuri, i lutem të gjithë prindërve të kenë nën kontroll programet që shohin fëmijët në ‘Youtube’, nëse do të ishte e mundur ta shmangnin fare këtë aplikacion nga jeta e fëmijëve. Të gjithë bashkë mundemi, fëmijët duhet t’i mësojmë të duan. Bota sot ka nevojë për ne, t’i tregojmë çfarë mund të bëjë dashuria. Ju lutem ta ripostoni dhe të bëni thirrje për bojkot. Sot jam zgjuar nga gjumi si një nënë e shqetësuar, e ardhmja e fëmijëve është përgjegjësia jonë”, shkroi Adrola bashkangjitur mbi postin e saj.Siç duket bukuroshja është shqetësuar shumë nga ky fenomen dhe sesi mund të ndikojë interneti tek fëmijët, ndaj ka zgjedhur t’i bëjë thirrje të gjithëve për ta ndryshuar këtë situatë.Menjëherë pas këtij postimi kanë qenë të ndryshme komentet e njerëzve, të cilët e mbështesnin Adrolën në këtë nismë që ka marrë.