Adrola Dushi flet për herë të parë për tradhëtinë…

Showbiz

adrolaaaaaaaaaaaaaa
Adrola Dushi është një ndër modelet më të suksesshme e cila prej kohësh po ndjek karrierën edhe përtej kufinjve.Ajo u bë pjesë e ekranit dhe mediave në moshë fare të vogël dhe ju desh që shumë gjëra t’I mësonte përgjatë kësaj kohe. Një ndër pengjet më të mëdha që ajo ka nga koha e adoleshëncës është fakti që la shkollën pasdore e për rrjedhojë shpesh përballej me gjëra për të cilat nuk kishte njohuri. “Ju lutem, lexoni dhe mësoni në shkollë. Unë nuk kam lexuar, i lashë anash dhe nuk e di çfarë ndodhi me mua. Lexoni sepse nuk ka asgjë më të mirë se të jesh i ditur mbi gjithçka.”- ka treguar ajo.

adrola

Gjithashtu ajo ka rrëfyer se diçka të cilën nuk e toleron dot është tradhëtia. “E urrej tradhëtinë. Jo vetëm tradhëtinë në marrëdhënien me partnerin, por me njerëzit. Dhe kush më tradhëton, futem në guaskën time dhe nuk dua më as të sqarohem, nuk dua më asgjë. Thjesht është një person shumë larg meje. Ka ndodhur shumë, jam lënduar ekstrem shumë, e kam përjetuar ekstrem shumë, por kalon.”