Adriana Lima i jep fund lidhjes me shkrimtarin turk!

Showbiz

adrinajsjsjs
Adriana Lima dhe i dashuri i saj, shkrimtari i njohur turk, Metin Hara i kanë dhënë fund lidhjes pas një viti e gjysmë romancë. Lajmin e ka konfirmuar ‘People’ përmes disa burimeve të sigurta të çiftit.Modelja e njohur u shfaq për herë të parë me ish të dashurin e saj në korrik të vitit 2017, në një jaht në Bodrum të Turqisë.

Screenshot 35 3

Pas asaj dalje publik, Hara postonte herë pas here fotografi me Adrianën në rrjete sociale, duke i dedikuar edhe fjalë dashurie. Për herë të fundit ata u shfaqën në ‘Instagram’ në tetor të vitit që lamë pas. Kujtojmë se një muaj më vonë, Adriana Lima njoftoi largimin e saj nga “Victoria’s Secret”, pas një punë më shumë se 20-vjeçare.