Adriana Lima dhe shkrimtari turk i japin fund lidhjes së tyre?

Showbiz

vitkoria
Modelja e njohur e Victoria’s Secret, prej gati 2 vitesh tashmë është në një lidhje me shkrimtarin turk Metin Hara. Dy të rinjtë, janë munduar ta mbajnë sa më të fshehtë të jetë e mundur lidhjen e tyre. Megjithatë, së fundmi, thuhet se ata janë ndarë. Kjo pasi Adriana i ka shkurtuar pushimet e saj në Turqi dhe është larguar drejt Amerikës.

48F045C800000578 5360121 image m 53 1517956532523

Ndërkaq, Metin i cili kishte thënë se në datën 20 dhjetor do udhëtonte drejt Miamit për të bërë disa pushime e për të pritur aty festat, duket se nuk ka ndërmend të largohet nga Turqia. Aludimet rreth ndarjes së tyre kanë qarkulluar prej kohësh, por ato u bënë akoma më serioze në momentin që Adriana u pa duke darkuar me futbollistin Loris Karius. Ndërkaq, të dy kanë qenë jo aktivë në rrjetet e tyre sociale gjatë këtyre ditëve. Ndoshta, sepse e kanë të qartë që çdo gjë që mund të postojnë, do të interpretohet si një “deklaratë” kundrejt njëri-tjetrit.

adriana lima metin hara dan cocuk bekliyor 10634684 3174 m