Adrian Gaxha, tregohet disi i rezervuar për jetën e tij private. Megjithatë, syrit kureshtar të mediave dhe fansave nuk i shpëtuan disa dalje publike të këngëtarit me një vajzë që quhej Dafina. Çifti u kapën mat disa herë, madje edhe në aeroportin e Prishtinës, por sërish nuk dha detaje.
Më pas, Adriani pranoi publikisht se ishte në një lidhje që nuk donte ta bënë publike për shkak se respektonte partneren, e cila sipas tij, nuk ka pse të jetë në fokus të mediave kur nuk është personazh i njohur. Çifti u shfaqën shumë afër njëri-tjetrit dhe dukeshin mjaft të dashuruar. Por së fundi, në një intervistë, Adrian Gaxha ka zbuluar se është “single”. “Jeta vazhdon,” u shpreh ai.