Adelina Tahiri sapo na zbukuroi ditën me foton e djalit të saj!

Showbiz

adelina posttt
Adelina Tahiri, me sa duket edhe ajo nuk i ka shpëtuar dot tundimit si të gjitha mamatë e reja. Të postojë fotot e pjesëtarit më të vogël të familjes, ndoshta është një nga argëtimet dhe gjërat më të këndshme që një nënë e re mund të bëjë gjatë kësaj periudhe kur i gjithë fokusi dhe vëmendja është tek fëmija.Kështu, mund ta themi pa drojë se kjo foto e duarve të Adelinës që mbështjellin me ngrohtësi këmbët e të birit Jon është një nga ato imazhet që të emocionon pa kushte.

adelina post

Dhe nuk kanë munguar komentet në foto, nga fansat apo dashamirësit e çiftit, ku urimet për ardhjen në jetë të djalit të këngëtares janë kaq të shumta. Deri tani, ajo ka zgjedhur që të mos e tregojë me fytyrë të voglin e saj, por ne nuk e dimë ende nëse ky është një vendim.

Lexoni gjithashtu: Pas dasme, Rona Nishliu nis muajin e mjaltit në vendin përrallor!