Edhe pse të gjithë e kanë parë bashkëshortin e këngëtares së njohur nga Shkupi, Adelina Tahirit, sërish ajo nuk ka preferuar që të publikojë foto të avokatit maqedonas. Këngëtarja duket e vendosur për ta shijuar në privatësi martesën e saj. Gjithsesi, kaq e dashuruar sa duket Adelina, nuk mundet dot ta mbajë vetëm për vete këtë lumturi.
Sot këngëtarja ka publikuar një foto të qartë të bashkëshortit të saj, teksa ky i fundit flet në celular. Adelina sigurisht që i ka vendosur disa zemra, gjysmës së saj më të mirë. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe në fakt, pasi çifti këtë periudhë po shijon momente të bukura, pasi së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.