Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri, shpesh herë është kthyer në qendër të mediave. Nga fillimet e karrierës dhe deri tani në fytyrën e saj vihen re shumë ndryshime dhe shpesh ajo është akuzuar për operacione plastike. Por duket se deri tani është gjykuar pa të drejtë. Nëpërmjet një ‘Videolive’ ajo tregoi se e vetmja ndërhyrje janë buzët dhe tanimë është penduar.
“Nuk kam bërë operacione plastike. Kam ndërhyrë vetëm tek buzët por nuk është operacion. Megjithatë jam penduar sepse po më akuzoni sikur jam bërë e gjitha”,- shprehet këngëtarja.