Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj, biznesmeni Serjozha Markov në datën 27 gusht u bënë prindër për herë të parë. Adelina solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Jon.Ardhja në jetë e Jonit ka qenë një gëzim i madh, jo vetëm për çiftin e njohur, por edhe për familjarët e tyre.
Nëpërmjet disa postimeve në profilin e saj në Instagram Adelina na ka treguar se vetëm 2 ditë pas ardhjes në jetë të vogëlushit të tyre, e gjithë familja ka festuar me këngë dhe valle.
“Duke festuar për princin e vogël”, shkruan Adelina krahas fotove.Nga komentet që kanë lënë miqtë e Adelinës kuptohet se festa është organizuar në Shkup. Një festë me ngjyrime tipike shqiptare dhe që me sa duket ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit.