Adelina Tahiri ka folur hapur për marrëdhënien me bashkëshortin, si e ka pritur familja dhe gjithçka tjetër. Ajo ka zbuluar se ka patur shumë frikë se babi i saj nuk do ta pranonte Serjozan sepse ishte me tjetër kombësi dhe fe. Ajo ka treguar se gjatë takimit të parë mes tyre, të dy kanë qarë. “Tani dalin për peshkim së bashku çdo fundjavë, sepse e kanë pasion. Përsa kohë kam harmoni në shtëpi jam e lumtur”,-është shprehur Adelina. Më tej ajo ka folur për marrëdhënien me vajzën e bashkëshortit të saj nga martesa e parë, e cila është 19 vjeç dhe quhet Afrona.
“Bashkëshorti im i ka të gjitha të drejtat për vajzën e tij, ashtu si çdo prind. Duhet ta dojë shumë dhe unë jam iniciatore, madje kudo ku shkojmë i blej dhurata. Ajo ka nënën e saj dhe nuk mund të më dojë si nënën e saj dhe unë nuk e dëshiroj atë gjë. Kemi respekt dhe marrëdhënie solide, por nuk dal me të. Ajo e do shumë babain e saj, ndërsa mua nuk më percepton si njeri të afërt, gjë që mua më duket normale, por kemi marrëdhënie pa dashuri, pa urrejtje, thjeshtë normale”,-zbulon Adelina. Këngëtarja pranon se ka patur shumë vështirësi për të arritur këtu ku është sot dhe nuk do t’ia dijë për opinionin e askujt lidhur me bashkëshortin e saj, apo familjen e saj.