Adelina Tahiri flet më në fund për martesën dhe shtatzaninë!

Showbiz

tahiri
Këngëtarja e njohur u martua para pak kohësh me avokatin maqedonas, në një ceremoni tepër private. Lajmi i martesës së saj ishte i papritur, pasi këngëtarja e bëri publik vetëm pasi çdo gjë ishte bërë tashmë fakt. Çifti mendojnë të bëjnë më vonë një dasmë ku do të ftojnë miqtë dhe familjarët e tyre.

ade
Ndërkaq, pak pas këtij lajmi, për Adelinën filluan të qarkullojnë fjalë se është në pritje të ëmbël. Kjo, pasi këngëtarja dhe partneri i saj, ishin parë pranë një klinike gjinekologjike në Shkup. Menjëherë të gjithë filluar të urojnë këngëtaren për shtatzaninë e mundshme, edhe pse as ajo dhe as partneri i saj nuk bënë asnjë deklaratë publikë për këtë gjë.

addd
Megjithatë, këngëtarja i dha fund heshtjes me anë të një postimi në Instagram. Ajo ka treguar se ndihet shumë e lumtur dhe ka pranuar se është në pritje të fëmijës së saj të parë. Gjithashtu, ka komentuar me disa fjalë edhe faktin që partneri i saj është maqedonas, jo shqiptar. Zgjedhje për të cilën disa fansa e kanë gjykuar.

adelina
“Desha t’ju falenderoj të gjithëve për përkrahjet, mirëkuptimin dhe çdo gjë të bukur të dedikuar! Faleminderit nga zemra është fjalë e vogël! Jam në një gjendje aq të emocionuar dhe të mirë sa që nuk ekziston fjalë në fjalor të shpjegoj dhe të tregojë si ndjehem. Dashtë Zoti çdo femër të kalojë në këtë periudhë më të bukur jetësore, që asnjë gjë s’më bën më të lumtur se sa shtatzënia. Dua vetëm një gjë të shtoj, çdo gjë në jetë bëhet me dashur. Dashura nuk ka kufi, as fe, as rracë, as moshë! Unë nuk harroj kush jam, rrethanat nuk më ndryshojnë e as njerëzit që më rrethojnë. Jam krenare që jam shqiptare! Kam lind dhe do vdes e tillë.”