Adelina Tahiri feston ditëlindjen: Urimin e parë ia bën vetë vetes…

Showbiz

adelina th
Këngëtarja feston ditën e sotshme ditëlindjen e saj të 26-të. Ajo ka vendosur që urimin e parë, ta marrë pikërisht nga vetja e saj. Me një foto të publikuar në Instagram, Adelina shkruan “Në këtë ditë ka lindur një mbretëreshë. Gëzuar ditëlindjen për mua.” Mesa duket bukuroshja nuk ka nevojë aspak që dikush t’ia thotë këto fjalë, pasi e di mirë vetë se çfarë përfaqëson. Sigurisht menjëherë pas këtij postimi, kanë vërshuar komentet dhe urimet e shumta për këngëtaren e cila pret të bëhet nënë për herë të parë.